Prezantohet projekti i HEC-it te Skavices: Financim nga shteti, ja kur nis ndertimi
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në prezantimin e hidrocentralit të Skavicës.
Ai bën me dije dhe siguron se HEC-i do të ndërtohet 100% me financim nga shteti. Sot fillojnë procedurat për finalizimin e projektit ndërkohë vitin tjetër hapet kantieri i madh i Skavicës që sipas Ramës kompleton Kaskadën e Drinit dhe nuk do të ketë më shkarkime prej mbingarkesës ujore.
Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit🌅 Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëmðŸ‘ðŸ¿/Burimi: Balkanweb